Ata ia dolën të krenonin një popull të tërë. Franca fitoi Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas asaj të ngritur në vitin 1998. Por, para se ky kompeticion të fillonte në 14 qershor, të shumtë ishin “gjelat” që bënë premtime, në rast fitoreje të Botërorit.
Disa kanë bërë premtime jashtëzakonisht të vështira, që nuk do jenë aspak të lehta që të mbahen.
Zhirud: Nëse fitojmë Botërorin, do t’i qeth të gjitha flokët.
Rami: Nëse fitojmë, do të dueloj me Tedei Riner (10 vite kampion bote në xhudo.)
Toliso: Nëse fitojmë ne, do të bëj tatuazh Kupën e Botës në krah.
Matuidi: Nëse fitojmë trofeun, do e bëj me biçikletë nga Parisi në Torino, plot 776 kilometra.
Lemar: Nëse fitojmë, do të ngjyros flokët.
Fekir: Nëse fitojmë Botërorin, do t’i qeth të gjitha flokët.