Lajmi se moderatorja e njohur Bora Zemani dhe DJ Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies së tyre, u përhap me shpejtësi në media. Për shumë kohë shtypi rozë aludoi për këtë ndarje, e më pas edhe për arsyet. Dyshja nëpër intervista gjithmonë është treguar e rezervuar për këtë temë, duke u shprehur thjesht se mes tyre ka mbetur respekt.
Por mesa duket DJ Vin Veli, e ka kaluar fazën e ndarjes, pasi së fundmi falë opsionit të pyetjeve në instagram, ai u ka shuar ndjekësve kuriozitetin në lidhje me këtë pjesë. “A ke të dashur, mos gënje” –i shkruan dikush nga ndjekësit dhe Vini i përgjigjet: “As vetë nuk e di”, çka na bën të kuptojmë se diçka të re ka në jetën e tij por thjesht nuk është konkretizuar akoma.