Një grua humbi jetën mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës teksa u rrëzua nga një pallat.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku viktima rreth të 70-ave ka rënë nga kati i tetë i pallatit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja të ketë rënë aksidentalisht nga pallati.