Dalin detaje të reja lidhur mbi vrasjen e dyfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “ Naim Gjylbegu”S hkodër ku u qëlluan për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tyre shtetasit Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci.
Sipas informacioneve më të fundit Borana Bërcama kishte pak vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Franca, aty ku kishte jetuar për afro 7 muaj.
Në shtetin francez, Bërcama mësohet se kishte kërkuar azil politik, por që duket se i ishte refuzuar.
Çifti i bashkëjetuesve u gjet i pajetë në orën 06.40 të mëngjesit, kohë kur mendohet se u krye edhe vrasja.
Në makinë bashkë me personat e ekzekutuar ishte edhe fëmija dy vjeçar i shtetases Silvi Ndoci, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëme në shëndet.