Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas debatit, Rike Roçi dhe Eva Murati përballen live; çfarë ndodhi?

2018/07/15 at 1:10 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas debatit, Rike Roçi dhe Eva Murati përballen live; çfarë ndodhi?

Ishte një status i trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klopp (që më vonë rezultoi si një adresë false) ai që futi në sherr virtual Rike Roçin dhe Eva Muratin. E para ishte pjesë e asaj fotoje në të cilën Klopp shkruante “Ja përse do na mungojë Shqipëria në këtë Botëror, ndërsa e dyta, e fyer nga një deklaratë e tillë, e ndau me të gjithë shqetësimin duke thënë se nuk dinte nëse duhet ta merrte si kompliment apo si fyerje këtë.


Kaq u desh që fansat e dy bukurosheve të ndiznin sherrin. Rikes ia dërguan shpejt mesazhet dhe fotot me statuset e Evës, ndaj ajo nuk e bëri të gjatë, por iu kthye moderatores duke i thënë se, pa dyshim, ajo që ishte shkruar nga Klopp ishte kompliment. Rikja, gjithashtu e këshillonte Evën të ishte më pozitive për t’i parë e pranuar gjërat e bukura.

Por Eva, nga ana e saj, të gjithë këtë e ka parë më thellë se një gjë e bukur. Natyrisht, duke qenë edhe vetë një vajzë e bukur, ajo pa dyshim, që e vlerëson këtë kompliment, por më shumë se kaq, Eva shqetësohej me faktin që një status i tillë anashkalonte vlerat e tjera të skuadrës sonë kombëtare, të futbollit e futbollistëve tanë, por edhe vlerat tona si komb.

Për këtë, të dyja bashkë, meqenëse u gjendën në të njëjtën studio, u përballën, më në fund, për të sqaruar atë që u bë sebep sherri ditët e fundit në portale.

Me “ndërmjetësimin” e Ervin Kurtit, vajzat, të gjendura ngushtë, thanë se njëra-tjetrën nuk e kishin njohur më parë. Eva, as që e dinte se Rikja ishte personazh para se të konsiderohej tifozja seksi: “Tani mund ta sqarojmë si është e vërteta. Për të thënë të vërtetën dhe për t’u treguar e sinqertë, unë Riken nuk e njihja fare. Në fakt, kjo histori na bëri edhe që të njihemi. Nëse do ta dija që Rikja ishte vajzë e famshme, nuk do ta nisja fare si muhabet, nuk do reagoja fare. Por në atë foto, që ishte një adresë false e Klopp-it, unë u ndieva e fyer nga dy gjëra. E para, ishte një koment jashtëzakonsiht seksist, që do të thoshte se gocat shqiptare janë vetëm të bukura dhe vetëm për këtë i duhen Botërorit (nuk ishte shkruar kjo gjë, këtë po e thua ti – ia ktheu Rikja aty për aty). Kjo ishte ajo se çfarë kuptohej dhe për ta vazhduar më tej, ishte një fyerje e simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave… “ – vazhdoi Eva e bindur në mendimin e saj.

Por Rikja, nga ana tjetër, pas komplimentit live që i bëri Evës, nuk ia kurseu edhe sinqeritetin: “Ajo që do të them është që live je shumë e mirë, por nga mbrapa je pak e ligë, sepse disa fansa më kanë çuar mesazhe që ke folur keq, që mund të t’i tregoj më vonë” – i tha ajo dhe pasi dëgjoi argumetet e Evës, tha se nuk ka koment: “Nuk kam çfarë të them, nuk jam dakord, por është mendimi i saj, e paska marrë shumë seriozisht.”

Në fund, pa më të voglin peng dhe pa më të voglën mëri, Eva dhe Rikja i dhanë dorën njëra-tjetrës duke theksuar se nuk kanë arsye të zihen e të urrehen, por në pozicionet e tyre, në fakt, secila ka të drejtë./opinion.al

 

Etiketa: Eva Muratirike roci


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Rrëfimi ‘hot’ i Ignazios: Bëjmë shpesh seks me Cecilian, dua të bëhem baba

Rrëfimi ‘hot’ i Ignazios: Bëjmë shpesh seks me Cecilian, dua të bëhem baba

A priten termete të tjera? Ja çfarë thotë sizmologu Ormeni

E Fundit/ Tirana lëkundet përsëri nga tërmeti

Çfarë kërkon Putin nga Trump?

Çfarë kërkon Putin nga Trump?
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com