Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Finalja e Kupës së Botës/ Franca kundër Kroacisë dhe çfarë duhet të dini

2018/07/15 at 12:22 PM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Finalja e Kupës së Botës/ Franca kundër Kroacisë dhe çfarë duhet të dini

Kroacia përballet me Francën të dielën në stadiumin Luzhniki të Moskës me synimin për të fituar Kupën e Botës, Rusi 2018. Nga ana tjetër, kundërshtarët e tyre, janë për herë të tretë në finale në gjashtë Kupa Bote, ndërsa përpiqen për të shtuar një titull të dytë nga ajo që fituan 20 vjet më parë në Paris.


Në Francë ekziston një perceptim i gjerë se Deschamps, si lojtar dhe si trajner, gjithnjë ka pasur fatin në krahun e tij. Gjithsesi, që prej marrjes së drejtimit të Francës në verën e vitit 2012, fati i tij i mirë duket se e ka braktisur.

“Euro 2016” është karakterizuar në çdo qelizë të sajën prej emrit të tij. Pasi udhëhoqi Francën drejt triumfit në Kupën e Botës 1998 si kapiten, ai mund të shtonte një tjetër kapitull në “legjendën” e tij, duke e udhëhequr vendin drejt një tjetër suksesi madhor në tokën franceze. Megjithatë, në finalen kundër Portugalisë, Deschamps bëri gjithçka gabim, më së shumti për shkak të kujdesit të tepruar, pavarësisht se ekipi i tij ishte në kryesim.

Homologu i tij, Zlatko Daliç, ka qenë menaxher i Kroacisë për vetëm nëntë muaj, ai tashmë është shumë afër ëndrrës për të kapur një nga çmimet më të mëdhenj të futbollit dhe duke përfunduar një nga triumfet më të vështira në historinë e Kupës së Botës.

Pamja në Kroaci: Ëndërr, ëndërr, ëndërr

Me një popullsi prej 4.17 milion banorë, ju do të mendoni se Kroacia është vendi më i vogël që ka arritur në një finalë në Kupën e Botës. Por një përshëndetje shkon edhe për Uruguajn, i cili fitoi kampionatin e parë në vitin 1930 me një popullsi prej rreth 1.7 milionë.

Në rënditjen botërore të FIFA-s, Kroacia është në vendin e 20-të, ekipi i Daliçit ishte skuadra më pikët më të ulëta për të arritur në finale të Kupës së Botës dhe është vendi i 13-të për të bërë ndryshimin.

Ky është rrugëtimi më i largët që kroatët kanë bërë ndonjëherë, duke përmirësuar reputacionin e vendosur 20-vjet më parë, kur zunë vendin e tretë, pa pasur mundësi të ngjiteshin më lart për shkak të francezëve.

Ndërsa fitorja në gjysmëfinalen e Botërorit të këtij viti, shkatërroi ëndrrat e Anglisë, duke nxitur festime madhështore në Zagreb dhe më gjerë. Me mijëra tifozë që derdheshin rrugëve, duke kënduar dhe me flakadanë në duar, si dhe duke valëvitur flamuj të kuq, të bardhë dhe blu.

“Ëndërr, ëndërr, ëndërr, Kroacia është në finalen e Kupës së Botës”,- shkruante gazeta Sportske Novosti, duke shtuar se Daliç “është pjesë e legjendës”, pasi kaloi arritjen e ekipit të vitit 1998.

“Të zjarrtat janë në finale, kombi është në një ekstazë- një hap tjetër drejt titullit”,- shkruante Jutarnji List.

Gazetari i portalit Sportarena, Davor Kovaçeviç, shkruajti: Ata thonë se ne nuk u rrëmbyem në lojën tonë. Kush kujdeset? Ne jemi të gëzuar me vetveten, kjo është ajo që ka rëndësi. Sikur Franca u nxit. Por ata kanë më vlerë, tre deri katër herë më shumë se ne.

Pamja në Francë: Shërimi i njollës së 2016-ës

Franca arriti në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2016, por pavarësisht se ishin favoritët më të fortë për të mundur Portugalinë, mbetën aty, në atë finale.

Kujtimet e kësaj humbjeje këtë herë po nxisin ekipin dhe mbarë vendin.

Gazeta SudOuest e sheh të dielën si një shans për të shëruar ‘njollën’ e dy viteve më parë. Këtë radhë, thonë ata, ‘konteksti është i ndryshëm’: lojtarët janë rritur dhe mbi të gjitha ‘gjelat’ kanë Kylian Mbappe. Ecja para është e zjarrtë, frymëzon frikë dhe është një nga armët e afta dhe të shumta të Francës për të çarë rrethimin kroat.

Mediat franceze i kushtojnë një vëmendje të veçantë kohës së përgatitjes së ekipit të tyre për finalen e Kupës së Botës. Ata luajtën në gjysmëfianalen e tyre 24 orë përpara Kroacisë dhe të gjitha sfidueset e tyre u eleminuan në kohën e normale të lojës, ndërsa kundërshtarët e tyre kanë gjithmonë nevojë për kohë shtesë në secilën nga tri ndeshjet e tyre që nga faza e grupeve.

Sipas Le Figaro, Franca është një ‘Zot’ kundër një ekipi të talentuar dhe premtues, i aftë për të hapur probleme.

Për Le Point, gjiçthçka zbret në forcën e gjendjes psikike të lojtarëve. Përkundër kohës shtesë, gjendja psikologjike e Kroacisë ka qenë e ‘kthjelltë’ dhe ekipi dukej i pamposhtur.

Ndoshta do të jetë një lojë e fituar nga madhështia e individit…

Beteja për Topin e Artë

Ky turne u konsiderua një shans i fundit për dy lojtarët e mëdhenj të një brezi: Cristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Lionel Messi i Argjentinës – për të dominuar një Kupë Bote.

Mirëpo, të dyja skuadrat u eleminuan në fazën e fundit të 16-shes, duke lënë rrugën e lirë për lojtarët e tjerë që të lënë gjurmët e tyre në këtë kampionat, por pse jo edhe për të fituar çmimin prestigjoz ‘Topi i Artë’ për lojtarin më të mirë të kampionatit.

Ndërkohë, tek-tuk, ka pasur disa paraqitje të shkëlqyera individuale, por askush nuk është ngjitur ende në majë që të jetë me siguri emri i një çmimi të tillë.

A mund të jetë finalja faktori vendimtar? Diçka shumë interesante është se për 24 vjet (gjashtë turne) fituesi i Topit të Artë është përzgjedhur nga skuadra kampione. Ndoshta ky mund të jetë viti që ndryshon rregullin. Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriç ka marrë shumë lëvdata për paraqitjen e tij deri më tani, duke përfshirë këtu edhe një nga paraqitjet e tij kundër Argjentinës në fazën e grupeve.

Franca përpara me Mbappe, i cili shfaqi një performancë të lartë me dy gola, duke e dërguar Argjentinën në shtëpi, një lojë që përfshiu shumë ritëm, triblime spektakolare dhe aftësi sipërore. Ai kërkon të jetë adoleshenti i dytë që do shënojë në finalen e një Kupe Bote, pas legjendës së Brazilit Pele në vitin 1958.

Fitorja në finale mund të vendosë balancën në favor të tyre, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet për Antoine Griezmann, i cili është me një numër të barabartë golash me Mbappe. Të dy lojtarët e dinë se një hat-trick do t’i bënte ata të barabartë me gjashtë gola me Harry Kane të Anglisë në betejën për Këpucën e Artë./Opinion.al/

 

 

 

 

 

 

Etiketa: cfare duhet te dinifinalja e kupes se boteskroaci-france


Ju sugjerojmë

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Para
Historia e dhimbshme e Modric që ka përlotur gjithë botën

Historia e dhimbshme e Modric që ka përlotur gjithë botën

Vrasja e çiftit në Shkodër, Berisha: Killeri pasi kreu krimin, shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Vrasja e çiftit në Shkodër, Berisha: Killeri pasi kreu krimin, shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Shkodër/ Policia me njoftim zyrtar: Makina e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e ish-policit

Shkodër/ Policia me njoftim zyrtar: Makina e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e ish-policit
















TE FUNDIT

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
23 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirat...

Lexo më shumë

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
23 Shtator, 2025

Një incident i pazakontë që përfshiu presidentin francez, Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan, Donald Trump ndodhi të hënën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com