Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij.
Nga informacionet e para mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2-vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata kanë parkuar mjetin.
Mësohet se vrasja është kryer në orët e para të së dielës, por ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë në Shkodër.