Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet kush do e zëvendësoj Ronaldon te Reali

2018/07/14 at 1:45 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ronaldo: Do të preferoja shumë të kisha përballë Manchester United në finalen e Champions

Eden Hazard është gati të largohet nga Chelsea për të nënshkruar me Real Madridin, sipas ish-lojtarit “blues”, Brian Laudrup. “Los Blancos” e shitën Cristiano Ronaldon te Juventusi për një marrëveshje prej 100 milionë eurosh, në fillim të kësaj jave, gjë që shkaktoi tronditje në botën e futbollit.


Një numër lojtarësh kanë qenë të informuar për të mbushur boshllëkun e mbetur nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duke përfshirë duetin e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe, edhe pse real Madridi është detyruar të mohojë publikisht çdo ofertë për të dy.

Hazard, i cili mund të luajë sot ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, në Belgjikë-Angli, është rruga tjetër e nxehtë. Dhe Laudrup beson se marrëveshja mund të jetë aq e mirë, sa për ta dërguar yllin 27-vjeçar në “Bernabeu”.

“Unë kam folur me Eden Hazard disa ditë më parë, ai është duke u përgatitur për një lëvizje te Real Madridi dhe kjo është një lëvizje e mirë, si për të, edhe për Realin, – tha kampioni europian i vitit 1992 për “Sportske Novosti” të Belgjikës. – Kupa e Botës e kësaj vere i dëshmoi më së miri aftësitë e tij. Përsëri në Rusi, ai tregoi se sa i mirë është”.

Duke folur më parë, vetë Hazard la të kuptohet se transferimi do të ishte me interes për të, por vetëm pasi konkurrenca në Rusi të përfundojë. “Unë mendoj se Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, – tha belgu. – Tani për tani, jam i fokusuar vetëm te Kampionati Botëror. Siç kam thënë të paktën 100 herë, unë jam te Chelsea dhe për momentin askush nuk më ka bërë një ofertë”.

Ndërkohë, trajneri i ekipit kombëtar belg, Roberto Martinez, sugjeroi të premten se Hazard është lehtësisht i aftë të luajë në një klub si Madridi. “Është një pyetje shumë e lehtë për mua, ai është një nga futbollistët më të plotë në lojën moderne tani, – tha Martinez për gazetarët.

– Gjithkush flet për futbollistët dhe për atë që mund të bëjnë në fushë, dhe me të drejtë është shumë e lehtë për të vlerësuar se çfarë bën Eden Hazard në fushë. Ai është një nga futbollistët më të mirë në lojën një për një, di si t’i thyejë sistemet mbrojtëse poshtë, ka një koordinim të pabesueshëm. Aspekti më i madh që mund t’ju them është se jo shumë njerëz e kanë personalitetin dhe lidershipin e tij, që shkon në nivele të pabesueshme.

Ai kryeson edhe në shënimin e golave. Kurrë nuk bie nën standardet e tij, është një lojtar ekipi, me një mentalitet fitues dhe ai mund të luajë për çdo klub në botë. Tani, me pjekurinë që ka, Real Madridi mund të ndërtojë një projekt fitues rreth tij”.

Situata ka qenë e komplikuar në “Stamford Bridge” për belgun, prej disa muajve, me spekulime se trajneri Antonio Conte do të shkarkohet, gjë që u konfimua më në fund të premten. Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, e ka marrë postin, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, dhe ndryshimet pritet të jenë të bollshme për klubin e Londrës.

Disa prej lojtarëve janë ende në një gjendje “limbo”, ndërsa trajneri i ri tashmë i ka përshkruar planet e tij të transferimit për projektin që ka. Chelsea luan në “Europa League”, në vend të Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi ka përfunduar në vendin e pestë të Premier League, në sezonin e kaluar.

Etiketa: realRonaldozevendesim


Ju sugjerojmë

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares
Sport

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

31 Gusht, 2025 12:42 pm
Sylvinho e injoron prej dy vitesh, shqiptari i përgjigjet me gol dhe asist
Sport

Sylvinho e injoron prej dy vitesh, shqiptari i përgjigjet me gol dhe asist

31 Gusht, 2025 11:21 am
Dygolësh i Dakut në Rusi dhe mesazhi për…
Sport

Dygolësh i Dakut në Rusi dhe mesazhi për…

31 Gusht, 2025 10:52 am
Muriqi i shënon Realit, Kumbulla e nis në formacion
Sport

Muriqi i shënon Realit, Kumbulla e nis në formacion

31 Gusht, 2025 10:37 am
Uzuni gati për sfidat e shtatorit, sulmuesi i Kombëtares gjen sërish rrjetën në MLS
Sport

Uzuni gati për sfidat e shtatorit, sulmuesi i Kombëtares gjen sërish rrjetën në MLS

31 Gusht, 2025 9:55 am
Asani një milioner në Iran/Mediat vendase shkruajnë për rrogë 1.3 mln dollarë në vit
Sport

Asani një milioner në Iran/Mediat vendase shkruajnë për rrogë 1.3 mln dollarë në vit

30 Gusht, 2025 4:38 pm
Një “qylaxhi” si Mourinho, trajneri ka përfituar 103 milionë euro nga shkarkimet
Sport

Një “qylaxhi” si Mourinho, trajneri ka përfituar 103 milionë euro nga shkarkimet

29 Gusht, 2025 6:38 pm
Vendim surprizues nga Fenerbahçe, klubi turk shkarkon trajnerin Jose Mourinho
Sport

Vendim surprizues nga Fenerbahçe, klubi turk shkarkon trajnerin Jose Mourinho

29 Gusht, 2025 5:57 pm
Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re
Sport

Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

29 Gusht, 2025 3:56 pm
Ndeshja me Letoninë, Silvinjo: Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse…
Kryesore

Ndeshja me Letoninë, Silvinjo: Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse…

29 Gusht, 2025 11:25 am
Para
Dosja “Tahiri”/ Zbulohen fotot kompromentuese të ish-ministrit në jahtin luksoz. Udhëtoi nga Mali i Zi në Itali

Dosja “Tahiri”/ Zbulohen fotot kompromentuese të ish-ministrit në jahtin luksoz. Udhëtoi nga Mali i Zi në Itali

Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Horoskopi i fundjavës, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën nga shenjat

Ministrat shqiptarë do punojnë nga plazhi, nuk paska pushime për qeverinë

Ministrat shqiptarë do punojnë nga plazhi, nuk paska pushime për qeverinë
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com