Eshtë kthyer në mit thënia “se të konsumosh vaktin e darkës vonë të shton kilet”, por studiuesit thonë se kjo nuk ndikon aspak tek fëmijët.
Studiuesit në “King’s College” në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.
Studimet e mëparshme, thoshin se koha në marrjen e ushqimit është e rëndësishme për peshën e trupit, mirëpo kjo ndryshon te fëmijët. Në studimin e ri janë ekzaminuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.
Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje