Padyshim që kalimi i Cristiano Ronaldos tek Juventus do të sjellë fitime të mëdha për ekipin. Mediat italiane kanë njoftuar se janë thyer rekorde pasi “Zonja e Vjetër” ka arritur të fitojë pothuajse gjysmën e milionave të shpenzuara për blerjen e portugezit.
Vlera e një fanellë me logon e Juventus dhe emrin e Ronaldos kushton vetëm 105 euro. Yahoo Sport raporton se vetëm në 24 orë janë shitur 520 mijë të tilla në dyqanet e klubit dhe online.
Kujtojmë se Juventusi zyrtarizoi blerjen e Cristiano Ronaldos për 112 milionë euro, por duket se po merr përfitime pa e futur akoma në fushë./oranews/