Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Viti 2017 shënoi rekordin në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali

2018/07/11 at 11:01 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Viti 2017 shënoi rekordin në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”: pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017.


“Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se “ për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj”. Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane. Nisur nga përmasat e trafikut, sipas Raportit “grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës . Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”, vlerëson raporti.

Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se “së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike”.

Sipas shifrave të publikuara në raport shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar) . Raporti vlerëson se nga 14,000 persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilt janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria

Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve. Hetimet – sipas Raportit – kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”. /Marrë nga Zëri i Amerikës

 

Etiketa: shenoi rekordinshqiperi italitrafiku i drogesviti 2017


Ju sugjerojmë

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
Bota

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

30 Shtator, 2025 9:46 am
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

30 Shtator, 2025 9:26 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Para
Video/ Kroacia në finale, por shikoni se çfarë po ndodh në Zagreb

Video/ Kroacia në finale, por shikoni se çfarë po ndodh në Zagreb

Video Opinion/ Paguhet më shumë se kryeministri? Ja si përgjigjet Olti Curri

Video Opinion/ Paguhet më shumë se kryeministri? Ja si përgjigjet Olti Curri

Rama i gëzuar për fitoren e Kroacisë, e feston me Kolinda Grabar Kitaroviç në Bruksel

Rama i gëzuar për fitoren e Kroacisë, e feston me Kolinda Grabar Kitaroviç në Bruksel
















TE FUNDIT

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
30 Shtator, 2025

Momente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Palazzo Visconti për Milan Fashion Week 2026 Javët e...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
30 Shtator, 2025

5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e...

Lexo më shumë

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
30 Shtator, 2025

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar...

Lexo më shumë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
30 Shtator, 2025

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com