Janë të panumërta rolet e tij, por asnjërin prej tyre se veçojmë dot si më të mirin. Polici? Atentatet? Edi Rama? Babë e bir? Sipërmarrësi italian? E kemi shumë të vështirë të zgjedhim një rol të preferuar. Por së fundmi nuk e kemi parë në turin veror të spektaklit Portokalli dhe menjëherë kanë nisur dyshimet te fansat se ai nuk do të jetë më pjesë e këtij kasti.
Por për të sqaruar njëherë e mirë këto thashetheme ka reaguar vetë Flori me anë të një postimi në Instagram ku shkruan:
“Për të gjithe fansat e mi!
Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javen e fundit për mungesën time në turneun e Portokallisë nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj!Pushime të mbara të gjithëve!Ju dua shumë!”/opinion.al