Transferimi i Cristiano Ronaldos siç edhe pritej ka shkaktuar radhët e para në Torino për blerjen e fanellës së tij.
Por mesa duket “Zonja e Vjetër” i ka marrë masat me kohë në lidhje me këtë gjë, duke i bërë gati fanellat me numrin 7 të portugezit.
Ndërkohë tifozi i parë që ka arritur të blejë asetin e çmuar të marketingut të italianëve është një tifoz nga Kina.
Ethan Lee quhet fansi i çmendur që arriti të zinte radhën i pari jashtë “Juventus store” në Torino, i cili me siguri do ta ruajë me shumë kujdes këtë fanellë.