Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Xhemaili: Po t’i shënoja Serbisë nuk do bëja shqiponjën, por…

2018/07/10 at 8:00 AM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfehet Xhemaili: Po t’i shënoja Serbisë nuk do bëja shqiponjën, por…

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer për Report TV, të gjitha presionet më të cilat janë përballuar përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit. Helvetët fituan atë ndeshje me shifrat 2:1 dhe golat u shënuan nga shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.


I ndodhur në Tiranë, Xhemaili ndan me Report TV emocionet e Botërorit dhe polemikat që shoqëruan ndeshjen kundër Serbisë. Ai flet edhe për simbolin e ‘shqiponjës’ që bënë Xhaka dhe Shaqiri pas dy golave të shënuar në portën serbe. Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do provokonte situata politike, por do bënte shkronjën ‘L’, gërmën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.

Blerim, keni përmbyllur kampionatin e dytë botëror, përsëri me një gol, si ndiheni tashmë?

Mirë. Mendoj se kemi luajtur një botëror shumë të mirë për Zvicrën. Jemi të kënaqur. Tentuam dhe donim të kalonim kundër Suedisë, por ky është futbolli. Jemi të kënaqur edhe kështu, me kaq sa arritëm. I keni bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Çfarë mesazhi ju jepni atyre që iu kanë përkrahur?

Ndeshja kundër Serbisë ka qenë speciale për ne. Kemi qenë katër shqiptarë që luanim për Zvicrën. Kemi hyrë në fushë me idenë që të fitonim ndeshjen dhe jo me frymë politike. Para lojës ka pasur plot provokime prej serbëve, por i harruam ato. Kishim në kokat tona vetëm ndeshjen, donim ta fitonim atë ndeshje. Ka qenë me shumë rëndësi ta fitonim dhe e fituam. Sigurisht i kemi bërë krenar shqiptarët për golat e shënuar, por e rëndësishme është të fitonim.

Graniti dhe Xherdani festuan me shqiponjë golat. Po të kishit shënuar edhe ju, do e bënit simbolin e Shqiponjës? 

Mendoj se ajo ka qenë spontante dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me ‘L’-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me ‘L’-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike.

Keni ndjerë afrimitet nga ana Zvicrës?

Gjithmonë federata ka qenë pas nesh, edhe për lojtarët që janë me rrënjë shqiptare. Para ndeshjes kemi folur bashkë dhe e dinim që do kishim provokime. Ka qenë një gjë shumë e mirë sepse Zvicra i ka pranuar krejt shqiptarët. Ne jemi krenar që mund t’i japim Zvicrës diçka, sepse Zvicra ka dhënë gjithçka për ne.

Për ju ky është Botërori i fundit?

Mendoj se 32 vjet i kam tashmë. Pas 4 vitesh i bie 36 vjeç.

Karrierën do ta vazhdoni në Itali?

Po, sigurisht do vijoj të luaj në kampionatin italian. /Shqiptarja.com/

Etiketa: Blerim Xhemalisimboli i shqiponjes


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Humbi këmbën nga përplasja me trenin, kush është 21 vjeçarja e aksidentuar

Del nga shinat, treni i linjës Elbasan-Durrës

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 10 Korrik 2018

E gjithë vëmendja tek princ Louis/ Momente nga pagëzimi i të voglit të familjes mbretërore

E gjithë vëmendja tek princ Louis/ Momente nga pagëzimi i të voglit të familjes mbretërore
















TE FUNDIT

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe...

Lexo më shumë

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
13 Tetor, 2025

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com