Ato mund të duken si çdo prind i dashur, por kur hyn në brendësi kanë një histori shumë të keqe për të treguar.
Pretendohen se janë nëna shtëpiake, por në të vërtetë janë të përfshira në botën e errët të vrasësve kolumbianë që kryejnë ekzekutime për bandat kriminale.
Ato njihen si “Sicarios” ose vrasëse me pagesë dhe janë të punësuar për të hequr qafe të padëshiruarit. Askush nuk mund të dyshojë pasi fytyrat e tyre janë shumë ëngjëllore.
Ato paguhen për të hequr qafe të padëshiruarit e bandave kriminale.
Arsyeja përse zgjidhen pikërisht ato nga kontraktorët është se askush nuk do të dyshonte në fytyrat e tyre engjëllore.
Një prej tyre është Camilla e cila tregon se deri tani ka kryer 6 vrasje.
23-vjeçarja thotë se ka përdorur për të gjitha armën e saj të kalibrit 38, dhe në disa raste ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Fotot e vrasëseve te rrezikshme kolumbiane janë shkrepur 8 vite më parë.