Shqiptarët e Shqipërisë duket se janë më të varfërit në rajon. Në raportin e fundit të Balkan Barometër thuhet se 34 për qind e shqiptarëve kanë vështirë për të paguar faturat e ujit e dritave që janë fatura të shërbimeve publike bazike. Ose ndryshe mbi 25o mijë familje.
Ky vrojtim i Balkan Barometër publikohet çdo vit dhe financohet nga Komisioni Europian.
Shifra prej 34 për qind rezulton të jetë më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera. Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind.
Katër vjet më parë, qeveria rriti me mbi 20 për qind tarifat e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga 1 janari I këtij viti enti rregullator shtrenjtoi me mbi 40 për qind çmimin e ujit.
Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta që qeveria ka ngarkuar mbi to si tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës. Të gjitha këto bëjnë që 1/3 e popullsisë (ndryshe 34 për qind) të vihen në vështirësi serioze për të shlyer faturën e dritave dhe ujit.
RAPORTI I PLOTE I BALKAN BAROMETER