Pas eliminimit të Spanjës nga Botërori në fazën e 1/8, trajneri i saj Fernando Hierro dha dorëheqjen. Pas largimit të tij, skuadra spanjolle ka nisur menjëherë kërkimet për zëvendësuesin, dhe mesa duket ka një kandidat potencial. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike i cili shihet si kandidatura kryesore.
Hierro e mori drejtimin e Spanjës në çastet e fundit, pas largimit të trajnerit të saj Lopeteguit, i cili vetëm një ditë përpara ndeshjes së Spanjës në Botëror u largua drejt skuadrës së Real Madridit./Opinion.al