Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët vijnë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave dhe kanë një numër të madh ndjeksish në Instagram.
Të dy janë mjaft aktivë në profilet e tyre, ku publikojnë shpesh momente nga përditshmëria, duke postuar edhe foto e video me djalin e tyre të vogël, London Noor. Së fundmi, Ledioni postoi një foto të vogëlushit i cili bënte tifo i veshur me bluzën e skuadrës së Anglisë.
Mirëpo, të gjithëve i ka tërhequr vëmendjen komenti epik që Sara i ka lënë Ledionit në foton e të birit:
“Sa mirë që mësove dhe këtë herë më mbulove celulitin me emoji.”- ka shkruar Sara në foton ku Ledioni ka vënë flamurin anglez tek këmba e saj.