Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

21-vjeçari i dënuar në Serbi, babai mes lotëve: Ta bëjë burgun në Shqipëri

2018/07/05 at 9:10 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
21-vjeçari i dënuar në Serbi, babai mes lotëve: Ta bëjë burgun në Shqipëri

Hysen Hoxha tregon në “Stop”, se i biri është kapur në shkelje në Serbi dhe vuan dënimin atje. Ai ka vetëm një lutje me të cilën i është drejtuar edhe Ministrisë së Drejtësisë. Hyseni kërkon që djali 21-vjeçar ta vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri.


Përgjigja institucionale është se në burgjet shqiptare nuk ka vende për të burgosur të tjerë. Në fakt “Stop” ka mësuar se burgjet shqiptare kanë 280 persona mbi kapacitet. Por nga ana tjetër, në Rec të Malsisë së Madhe është gati burgu më i ri në vend, me kapacitet 850 të dënuar. Ai ka 350 vetë staf, por mbahet akoma i mbyllur.

“Unë jam Hysen Hoxha, nga qyteti i Durrësit, mua më ka rënë një hall familjar. Djali im është kap në Serbi, unë e kam shumë larg në Serbi, dihet edhe pozicioni jonë si shtet, racizmi është shumë i lartë ndaj popullit tonë edhe shqiptarëve sa nuk arrij dot më të shkoj se është shumë larg”.

“Duke parë që djalin e kam shumë larg, u detyrova, i bëra disa shkresa shtetit tonë. Iu drejtova Ministrit të Drejtësisë, Presidentit të Republikës, iu drejtova Avokatit të Popullit, gjer tani më kanë kthyer disa përgjigje që edhe unë vetë nuk di çfarë të them. Nuk ka vende për ta mbajt djalin këtu…”

Gazetarja: Që nga momenti që është arrestuar djali keni pasur kontakte me të?

“Unë kam qenë vetëm një herë. Ai e vuan shumë. E vuan shumë burgun, sepse është shqiptar. Unë me këtë kërkesë i jam drejtuar edhe Shqipërisë sepse racizmi është shumë i lartë. Shqiptarët janë gjithmonë të shkelur, unë për këtë arsye iu drejtova qeverisë, që të ma sjellin në Shqipëri, ta vuajë dënimin këtu. Nuk kërkoj më shumë, të më sjellin djalin këtu dhe kaq”.

21-vjeçari ka shkruar një letër drejtuar instancave, ku kërkon që ta vuajë dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Ai kërkon që të shohë të afërmit dhe familjen të paktën një herë në muaj.

“Ju lutem të ma pranoni kërkesën time dërguar nga Ministria e Serbisë në lidhje me kryerjen e transportit tim, e kërkuar me dëshirën time. Arsyeja është se unë jam shumë i ri, në moshë 21-vjeç dhe kam një dënim shumë të madh për të vuajtur në burg, një dënim prej 6 vjetësh. Kam kryer një vit të dënimit dhe jam duke vuajtur shumë dhe për arsye të mungesës familjare, sepse familja nuk vjen dot për të më parë, sepse është një shpenzim i madh dhe nuk i kanë mundësinë financiare që të vijnë nga aq larg. E di që kam bërë një gabim shumë të madh dhe këtë gabim jam duke e vuajtur. Por pavarësisht çfarë ndodhi të paktën ta vuaja dënimin në vendin tim dhe të shikoja sikur një herë në muaj familjen, kjo do të më lehtësonte edhe mua vuajtjet dhe sidomos familjes time. Shpresoj që ta merrni parasysh kërkesën time, ju faleminderit”, shkruan 21-vjeçari në letrën e tij.

Paradoksi është ky, ekziston një burg në Republikën e Shqipërisë, që aktualisht rri i mbyllur. Burgu rri i mbyllur pasi nuk ka asnjë të burgosur.

Policja: Jooo…nuk ka të burgosur akoma këtu..

Gazetarja: Nuk ka të burgosur akoma këtu?

Policja: Jo

Sipas informacioneve aktualisht janë vetëm punonjësit dhe janë 350 të tillë. Është një investim i Bashkimit Evropian dhe ka një kapacitet për të pritur rreth 850 të burgosur. Siç shihet edhe nga pamjet mund të themi që është një hapësirë më vete pasi ka rreth 15 hektarë tokë hapësirë./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Aktualitet

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

6 Gusht, 2025 5:20 pm
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Aktualitet

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

6 Gusht, 2025 1:42 pm
Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi
Aktualitet

Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi

6 Gusht, 2025 1:32 pm
Para
Skandali në UBT /Doktorantë dhe Profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7

Skandali në UBT /Doktorantë dhe Profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7

Salianji flet me emra: Zbulon lidhjet familjare të ‘Fusha shpk’ me drogën në Spanjë

Salianji flet me emra: Zbulon lidhjet familjare të 'Fusha shpk' me drogën në Spanjë

Video/ Tronditjet nga tërmeti, çahen muret dhe thyhen xhamat e pallati 24 katësh në Durrës

Video/ Tronditjet nga tërmeti, çahen muret dhe thyhen xhamat e pallati 24 katësh në Durrës
















TE FUNDIT

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
6 Gusht, 2025

Rreth një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, përfaqësues të ambasadës së SHBA në Shqipëri, janë takuar me...

Lexo më shumë

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
6 Gusht, 2025

“Demat e kuq” bëhen me trajner të ri pas largimit të papritur të Skënder Gegës, Mladen Milinkoviç është trajneri i...

Lexo më shumë

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
6 Gusht, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, trupat e Forcave...

Lexo më shumë

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve
6 Gusht, 2025

Izraeli po mbështetet në ‘cloud computing-un’ e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com