“Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe polici, dështimi për të arrestuar Kelmend Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet policia, qeveria dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë. Askush nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në një tryeze te thirrur nga Fatmir Xhafa për operacionin forca e ligjit.
Edi Rama i pranishëm në tryezë, pasi dëgjoi kritikën e ambasadorin e mori fjalën dhe u justifikua se “Eskobar i Ballkanit”, ka pasur lidhje politike pasi dy vite më parë ishte Drejtor i Transporteve në Sarandë, ndaj nuk është kapur. Kësisoj ai e hodhi topin tek LSI-ja, të cilën deri para 1 viti e kishte ne koalicion.
“Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se kishte lidhje politike. Vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti në Sarandë. Çuditërisht jo drejtor peshkimi”, deklaroi Rama.
“Sot është në kërkim dhe patjetër që, në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, siç tregojnë edhe shembujt e vendeve të tjera kur bëhet fjalë për persona të kësaj natyre”, tha me tej kryeministri Rama.