Një gjykatë në Ekuador urdhëroi arrestimin e ish-presidentit Rafael Correa të martën lidhur me përfshirjen e tij në rrëmbimin e një kundërshtari politik më 2012.
Correa, i cili tani jeton në Belgjikë i ka mohuar akuzat.
Gjyqtarja Daniella Camacho tha se e ka alarmuar interpolin në përpjekje për të nxjerrë ekstradimin e 55-vjeçarit.
Ish-deputeti Fernando Balda u rrëmbye për një kohë të shkurtër në Bogotë, Kolumbi, ku ai u largua gjatë tensioneve të përshkallëzuara me Correan.
Ai akuzon presidentin e atëhershëm, i cili udhëhoqi popullin e Andeve midis viteve 2007 dhe 2017, rrëmbimin.
Në atë kohë, Balda u përball me akuza në lidhje me një grusht shteti të dështuar kundër Correa, dhe më pas u dënua me një vit burg për rrezikimin e sigurisë së shtetit.
Të martën, gjyqtarja tha se Correa kishte iu ishte bindur një urdhëri për t’u paraqitur në një gjykatë në Quito për të ndihmuar në lidhje me hetim mbi pretendimet për rrëmbim.
Ish-presidenti në vend të kësaj u paraqit në konsullatën ekuadoriane në Bruksel dhe gjyqtarja tha se kjo ishte shkelje e urdhrave të saj.
Ish-presidenti insiston në mënyrë të përsëritur që nuk ka të bëjë fare me rrëmbimin.
Në një postim në Twitter pak ditë më parë ai tha: Ata asnjëherë nuk do të provojnë diçka, sepse nuk ka asgjë për të vërtetuar./oranews/