Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen detaje nga seanca në KPK, Teo Jakobs: Arta Marku duhej të ishte prezente. Kërkoi burg për një person që kishte pirë raki

2018/07/03 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen detaje nga seanca në KPK, Teo Jakobs: Arta Marku duhej të ishte prezente. Kërkoi burg për një person që kishte pirë raki

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk doli sot përpara komisionit të vettingut, por në mungesë të saj, por u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj. E pavarësisht se vet nuk ka qenë e pranishme, ajo ka dërguar njerëzit e saj besnikë të monitorojnë procesin. Në sallë ishin sektretarja e pergjithshme Alketa Zifla, Besnik Cami dhe këshilltari Denion Ndrenika.


Komisioni i Pavarur Kualifikues, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, pritet të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës. Sot ishte seanca degjimore, ndersa neser shpallet vendimi per te.

Kryesuesja e trupës së KPK-së, Suela Zhegu është shprehur gjatë seancës se Arta Marku i është nënshtruar procesit të vettingut me përparësi, sepse kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më 9 janar, ajo ka depozituar dorëheqjen si kandidate anëtare për në KLP-në.

Sa i përket vlerësimit të pasurisë, ILDKPKI-ja ka dorëzuar raportin me konstatimin se deklarimi i Arta Markut është i saktë, duke mos kryer fshehje pasurie. Edhe hetimi i thelluar, sipas Zhegut konstatoi vërtetësinë e këtyre gjetjeve.

Kryeprokurorja e përkohshme Marku zotëron dy apartamente banimi në Shkodër, një prej 103 metrash katrorë me vlerë 5 mln lekë dhe një tjetër prej 66 metrash katrorë, ndërsa ka në proces legalizimi një shtesë prej 9 metrash katrorë.

Në lidhje me aftësitë profesionale, shtetasi A.P. është ankuar sepse Arta Marku ka kërkuar arrest me burg për të, për akuzën e drejtimit të parregullt të mjetit. KPK-ja, referuar edhe vendimeve të Gjykatës Europiane, duhej të arsyetonte se përse kërkoi këtë masë ekstreme si arresti me burg.

Pasi mori detyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ndërmori masa për disa komandime, duke pezulluar disa të tjera. Asaj iu bënë pyetje specifike për këtë mënyrë riorganizimi. Marku ka shpjeguar se nuk ka procedurë për personat që komandohen përkohësisht, e pavarësisht se i janë kërkuar shpjegime, ajo nuk ka paraqitur dokumente, por ka informuar se urdhri për komandimet është i bazuar në ligj.

Ndaj Arta Markut pati dy denoncime në KPK, por pas shpjegimeve dhe verifikimeve është konstatuar se hetimet e kryeprokurores ndaj dy shtetasve denoncues ishin të drejta.

E pyetur nga Genta Tafa nëse kishte një arsye të qenësishme për mungesën e Arta Markut, pasi e konsideronte si prestigj praninë e saj, avokatja i është përgjigjur se nuk ka asnjë arsye.

Ndërkohë, Theo Jacobs, vezhgues nderkombetar ne salle ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e saj:

“E shoh si një shenjë jo të mirë mungesën e saj. Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pire pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqëndrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”, tha Jacobs.

Mesazhi që Jacobs dëshironte t’i çonte Arta Markut është se ajo duhet të bëjë diçka për dhënien e masave të sigurisë.

“Shoh jurisprudencën e Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Në 2011, Kolegjet e Bashkuara kanë thënë se kërkesa e paraqitur nga prokurori për caktim masash sigurie duhet të jetë e argumentuar në lidhje me rrezikshmërinë e veprës”, tha ai, duke shtuar shifrat e paraburgimit në Shqipëri janë të larta.

“Duke mare parasysh se Arta Marku i dha këtij personi 2 muaj burg dhe e mban atë dy javë në paraburgim, shoh se nuk ka balancë. Këndvështrimi është që duhet ta mbajë parasysh dhe jo të japë urdhra, por të fillojë të ndryshojë mentalitetin e Prokurorisë. Të mendohen dy herë kur kërkohet arrest me burg”, vijoi përfaqësuesi i ONM-së.

Avokatja tha se prokuroria kërkon arrest me burg, por është gjykata që vendos, por Jacobs kundërshtoi duke thënë se prokuroria duhet të argumentojë kërkesën e saj dhe çështja duhet t’i përshtatet rrethanave.

Edhe sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Marku rezulton e përshtatshme për detyrën e saj. Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.

Etiketa: arta markuveting


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Nëse pini shumë kafe, këto janë gjërat që duhet të dini patjetër

Nëse pini shumë kafe, këto janë gjërat që duhet të dini patjetër

Tahiri, vetingu dhe plani i autoriteteve evropiane për Shqipërinë

Konfirmohet në detyrë, prokurori i Shkodrës, Vatë Staka kalon me sukses vetingun

Precedenti “Trenova” dhe Arta Marku, vëzhguesi i huaj në veting: Jam i zhgënjyer me Kryeprokuroren

Precedenti “Trenova” dhe Arta Marku, vëzhguesi i huaj në veting: Jam i zhgënjyer me Kryeprokuroren
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com