Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri polic u vra në aksion, nëna e dëshmorit pa pension. Ja apeli i dimbshëm

2018/07/02 at 9:02 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
I biri polic u vra në aksion, nëna e dëshmorit pa pension. Ja apeli i dimbshëm

Daja i efektivit të rënë në krye të detyrës kërkon që nipi i tij i shpallur “Dëshmor i Atdheut” të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.


Mali Beshi, banor në fshatin Kurdari të Bashkisë së Klosit ka kërkuar disa herë në institucione që nipi i tij Etmond Çuka, ish-punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të prehet atje ku janë dëshmorët e tjerë.

Çuka mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në vitin 2002 në Tropojë. Sipas 60-vjeçarit, pas vdekjes së Etmondit, motra e tij pësoi një tjetër traumë pasi humbi edhe djalin tjetër të saj pas një aksidenti që ai pësoi në Kanada. Tashmë ajo është e vetme dhe pa asnjë mbështetje financiare, pasi, siç shprehet vëllai i saj Mali Beshi, djali që humbi jetën në Kanada rezulton ende i gjallë se nuk ia kanë çregjistruar.

Ai bën thirrje që motra e tij të trajtohet si nënë dëshmori, pasi ajo jeton pa asnjë ndihmë financiare. Për shkak të traumës nga humbja e dy djemve ka humbur edhe aftësinë mendore për të kërkuar ndihmën që i takon.

  1. Beshi, kur është vrarë nipi juaj, si ka ndodhur ngjarja?

Nipi im është vrarë me 24 maj 2002 në Tropojë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në atë qytet për të kapur dy kriminelë të njohur të zonës. Disa herë drejtuesit e operacionit u bënë thirrje të shumëkërkuarve të dorëzoheshin. Ata nuk kanë pranuar. Madje kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të Policisë. Gjatë përplasjes me armë, dy të kërkuarit qëlluan mbi forcat e FNSH-së dhe aty humbi jetën tragjikisht nipi im Etmond Zenel Çuka. Kolegët e tij i vranë dy agresorët, por unë humba njërin nga nipat e mi të shtrenjtë. Kjo për familjen tonë ishte një humbje shumë e rëndë.

Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje të rëndë?

Fillimisht, vrasja e nipit u la në heshtje. Pas dy vitesh, me këmbënguljen time, Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, më 07.07.2005 e shpalli nipin tim Etmond Çuka “Dëshmor të atdheut”, pas vdekjes, ndërsa familjes iu dorëzua simboli “Familje e Dëshmorit të atdheut”. Po ashtu unë kam siguruar një dokument nga Ministria e Brendshme se nipi ishte punonjës në Repartin 712, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Ju kërkoni vlerësim më të madh për nipin e vrarë në krye të detyrës?

Po. U kam shkruar letra e mesazhe shumë herë autoriteteve të vendit. Kam kërkuar që eshtrat e nipit tim të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, sepse ai ra në krye të detyrës, në përpjekje për të kapur kriminelët. Unë nuk po kërkoj ndonjë privilegj të madh. Po kërkoj që eshtrat e nipit të jenë në krah të dëshmorëve të tjerë dhe jo në varrezat e Fushë-Krujës. Ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit dhe e meriton të vendoset në Varrezat e Dëshmorëve. Nëse kjo nuk mundësohet, le të mendohet nga bashkitë Mat a Klos apo Organizata e Dëshmorëve që busti i tij të vendoset në një nga këto qytete, Tiranë, Fushë-Krujë, Burrel apo Klos.

Ju keni shprehur dhe një shqetësim tjetër, në lidhje me shëndetin e motrës tënde dhe pensionin e saj…

Motra ime Lumturie Çuka duket të trajtohet si nënë dëshmori. Ajo ka humbur dy djemtë, Etmondin gjatë kryerjes së detyrës dhe djalin e dytë në një aksident në Kanada. Pas dy ngjarjeve tragjike motra ka humbur aftësinë mendore. Ajo është e pamundur të kërkojë mbështetje nga shteti. Djali i dytë rezulton pjesëtar i familjes së saj, pavarësisht se dokumentet e ardhura nga Kanadaja dhe Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme faktojnë se djali ka ndërruar jetë, është varrosur në Fushë-Krujë dhe duhet hequr nga gjendja civile e familjes. Kjo nuk ka ndodhur dhe motra nuk përfiton asnjë burim financiar për djalin që vdiq në përpjekje me bandat kriminale. / Panorama

 

Etiketa: apelii biri polic u vra ne aksionnena e deshmoritpa pension


Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete
Aktualitet

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

12 Gusht, 2025 7:49 pm
Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj
Aktualitet

Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj

12 Gusht, 2025 7:32 pm
Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar
Aktualitet

Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

12 Gusht, 2025 7:01 pm
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

12 Gusht, 2025 5:59 pm
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Aktualitet

‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara

12 Gusht, 2025 5:22 pm
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Zjarret në vend, Begaj:Banorët të bashkëpunojnë me strukturat për të mbrojtur jetën

12 Gusht, 2025 4:12 pm
Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri
Aktualitet

Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri

12 Gusht, 2025 3:56 pm
Para
Belgjika eleminon Japoninë

Belgjika eleminon Japoninë

Bukës i del boja/ Eksperimenti tregon ngjyruesit kancerogjen në Shqipëri

Bukës i del boja/ Eksperimenti tregon ngjyruesit kancerogjen në Shqipëri

Video/Shqipëria në BE në vitin 2021, ky është parashikimi i astrologes

Ja cilat janë shenjat më me fat për Korrik, Gusht dhe ato pa fat për këtë verë
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com