Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si vepronte grupi shqiptar i lidhur me Coza Nostrën dhe lidhja e tyre me UÇK-në

2018/07/02 at 6:10 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Si vepronte grupi shqiptar i lidhur me Coza Nostrën dhe lidhja e tyre me UÇK-në

Goditja e një grupi të trafikut të gjerë të klandestinëve dhe armëve në Itali ku në përbërje janë edhe rreth 7 shqiptarë nga Maqedonia e Kosova, ka sjellë jehonë të gjerë tek mediat vendase.

Hetuesit kanë zbuluar sjelljen dhe funksionimin e plotë të dy strukturave të veçanta kriminale, që synonte hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian në këmbim të parave. Shumica e emigrantëve janë nga Ballkani.

Struktura e parë është e përbërë kryesisht nga shqiptarë të Kosovës, disa prej të cilëve me banim në Itali, konkretisht në krahinat e Komos dhe Sondrio dhe të tjerë në Zvicër, i përbërë nga Arben Rexhepi, Driton Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Ibrahim Latifi, në përbërje të të cilit ishin edhe tre shtetas italianë.

Struktura e dytë, lindja e të cilit ka qenë e dokumentuar “live” nga hetuesit, u formua nga Joseph Giangrosso, Dario Vitellaro dhe nga maqedonasit Fatmir Latifi dhe Xhemil Xhaferi.

Në lidhje me grupin kosovar, janë zbuluar edhe rolet e gjithsecilit:

-Arben Rexhepi, kreu i grupit nga Kosova, ka pasur si detyrë rekrutimin e emigrantëve nga Ballkani drejt Italisë.

– emigrantët e paligjshëm priteshin në Itali nga Driton Rexhepi, i cili vepron me bashkë me Xhemshit Cershevcin dhe dy italianë, të cilët i transferonin emigrantët deri në kufi me Zvicrën.

-Ibrahim Latifi dhe Fele Arena Jlenia në kontakt me Drilon Rexhepin, kishin marrëveshje për kalimin e emigrantëve tranzit në Zvicër.

Hetuesit kanë zbuluar edhe raste konkrete të trafikut si ai i datës 13 mars 2017, ku një furgon me 11 emigrantë të paligjshëm nga Ballkani, u ndalua në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Policia zvicerane ka ndërhyrë, duke arrestuar shoferin e automjetit, i cili mbante edhe paratë e udhëtimit, me 3 mijë euro për secilin person.

Emigrantët e paligjshëm, pas procedurave të identifikimit u dëbuan nga territori zviceran duke u rikthyer në Itali.

Në një rast tjetër, 11 klandestinë u bllokuan në Zvicër, mes 14 dhe 15 marsit 2017, të lidhur me Driton Rexhepin me ndihmën e Xhemshit Verschevci,.

Pas identifikimit të Driton Rexhepit, u zbulua se ai kishte lidhje me një bashkatdhetar, me nofkën Brraka. Pjesë e grupit ishte edhe Ibrahim Latifi, nga Kosova me banim të përhershëm në Zvicër, ndihmuar nga partnerja e tij Jlenia Fele Arena, e cila menaxhonte një kanal të pavarur të emigracionit të paligjshëm nga Italia në Zvicër. Ishte gruaja ajo që transportonte emigrantët brenda një makine me xhama të zinj.

Ndërkohë, në Kosovë rol të rëndësishëm kishte edhe vëllai i Driton Rexhepit, Arbeni.

Ndër të tjera, është zbuluar se Arben Rexhepi ka qenë pjesëtar e grupit famëkeq siç e konsiderojnë mediat italiane, të “Komandant Telit”, një grup paramilitar aktiv brenda UÇK-së në luftërat e fundit në Ballkan.

Komandant Teli ose Lefter Koxhaj nga Berati, ka marrë pjesë aktive edhe në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001, ku edhe është vrarë.

Episodi i dytë i kontrabandës ka nisur në prill të vitit 2017, përfshirë një fluks njerëzish nga Kosova falë punës së kryer nga Arben Rexhepi. Disa prej tyre arritën në Itali nëpërmjet kufirit në Trieste me synim për të shkuar në Zvicër. Atje janë marrë nga Driton Rexhepi, i cili i ka mbajtur në një vend të sigurt në saj të bashkëpunimit të vëllezërve Franco Mapelli Mapelli dhe Tiziano Moreno. Atje ka bashkëpunuar edhe Ibrahim Latifi i njohur si Braka dhe partnerja e tij.

Burimi: OraNews

Etiketa: grupi shqiptarlidhur me cosa nostrauck

Ju sugjerojmë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
Para
Jeni në një lidhje të re dhe po afron Shën Valentini? Ja si duhet të silleni

5 gabimet dhe pasiguritë e përditshme që po dëmtojnë jetën tuaj seksuale

1990/ Makinat që çanë ambasadat e huaja

1990/ Makinat që çanë ambasadat e huaja

Incidenti epik në skenë: Beyonce mbetet e varur në shkallë

Incidenti epik në skenë: Beyonce mbetet e varur në shkallë

TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com