Djali i moderatores së njohur italiane Simona Ventura dhe Stefano Bettarini, 19-vjeçari Niccolò Bettarini, u shtrua në spital në një pavion të rezervuar dje në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një sherri, në një diskotekë në qendër të qytetit italian.
Për këtë policia italiane e qytetit të Milanos ka vënë nën pranga 4 persona dy shqiptarë e 2 italianë të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë Nicola Bettarinin, djalin 19 vjecar të prezantuese së njohur italiane Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.
Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23 e 29 vjeç ndërsa dy italianët 24 e 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në diskotekën Old Fanshion të Milanos, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve
19 vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën.