Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/“Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer”! Flasin fqinjët e Shkëlzenit, shoferit të ministrit Xhafaj

2018/07/01 at 10:34 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/“Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer”! Flasin fqinjët e Shkëlzenit, shoferit të ministrit Xhafaj

Mes dhimbjes për humbjen e jetës së 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, familjarët, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, pasi familjarët vendosën të kishin një ceremoni jo publike.

Hetimet paraprake janë përqëndruar në pistën e vetëvrasjes ndërsa asnjë nga të afërmit nuk ka dijeni për ndonjë problem që mund të ketë shqetësuar atë ditët e fundit deri në vendimin ekstrem.

Shoferi i Ministrit të Brerndshëm banonte në katin e dytë të një ndërtese në zonën e Qytet Studentit. Atë të gjithë e njihnin si një djalë të qetë dhe që nuk sillte probleme në lagje. Fqinjët nuk kanë nguruar të japin përshtypjet e tyre të fundit.

“Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer. Nuk ka pas probleme këtu në lagje” thotë njëra prej fqinjeve.

“I thjeshtë, i urtë, i sjellshëm dhe shumë i edukuar dukej” e përshkruan një tjetër.

Familja Qordja ka pritur sot ngushëllimet ndërsa për pak kohë do të kishte gëzimin e rradhës, pasi Shkëlzeni do të fejohej së shpejti. Grupi hetimor është në fazën intensive të ekspertizave të plota për rrethanat e ngjarjes. Rezulton se viktima kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma automatike MB5 që Garda e Republikës përdor vetëm në ambjentet e brendshme pasi efektivët në terren lëvizin vetëm me pistoleta.

Disa orë para se të merrte këtë vendim, 31 vjeçari ka qenë duke festuar në një lokal deri në orët e para të mëngjesit ndërsa po kqyren me imtësi tabulatet telefonike për të përcaktuar personat me të cilët ka komunikuar deri mëngjesin e së shtunës.

Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur në orën 09:33, brenda automjetit që e kishte parkuar në garazhin e Gardës, ndërsa nga mjekësia ligjore është përcaktuar se nuk ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Një ditë më parë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në ambjentet e Gardës së Republikës./ Oranews

Etiketa: FAMILJARETShkelzen QordjaVrasja

Ju sugjerojmë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

20 Qershor, 2025 2:41 pm
Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
Aktualitet

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

20 Qershor, 2025 2:11 pm
Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
Para
Euro në nivelin e 126 lekëve/ Banka e Shqipërisë: Goditje kalimtare

Kursimet e shqiptarëve në banka pësojnë rënie

Danimarka i jep lamtumirën botërorit, kroatët vazhdojnë garën drejt kupës

Danimarka i jep lamtumirën botërorit, kroatët vazhdojnë garën drejt kupës

Pas konflikteve me Merkel për emigrantët, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm gjerman

Pas konflikteve me Merkel për emigrantët, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm gjerman

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com