Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze

2018/07/01 at 12:53 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze

Partia Demokratike ka deklaruar se ngjarja tragjike me shoferin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj “është vrasje mafioze dhe jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama”.

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, nga selia blu, hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Rama nga Korça se me vdekjen e Shkëlzen Qordjes po abuzohej politikisht, kur gardisti, shofer i ministrit të Brendshëm, në të vërtetë kishte kryer vetëvrasje.

Deklarata e plotë:

Këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim! Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e  droges me avionë. Ai tha se kriminelet në Parlament dhe bashki ishin skenarë makabër të opozitës. Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër.

Përfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB në trafikun ndërkombëtar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës.

Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge.

Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita.

Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve. Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe qershorin tjetër.

Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba.

Etiketa: Spahovrasja e shoferitvrasje mafioze dhe jo skenar fantazie

Ju sugjerojmë

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Politikë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

4 Shtator, 2025 2:30 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Para
Raporti i Kontrollit të Narkotikëve: Shqipëria furnizuesi kryesor me kanabis i vendeve Evropiane

Ja si gjelbëron hashashi në Vlorë, Boçi: 'Laboratori' i Ramës s'e hedh dot poshtë

Dy të rinj konfliktohen me armë në Elbasan

Dy të rinj konfliktohen me armë në Elbasan

Elvana Gjata shfaqet pa të brendshme !

Elvana Gjata shfaqet pa të brendshme !

TE FUNDIT

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
4 Shtator, 2025

Conor McGregor u ka kërkuar mbështetësve të tij online të lobojnë te konsulentët, mbështetja e të cilëve mund t’i hapë...

Lexo më shumë

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
4 Shtator, 2025

29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”. Intervista...

Lexo më shumë

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
4 Shtator, 2025

Florida planifikon t’i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, siç pohoi kreu i shëndetësisë atje,...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
4 Shtator, 2025

Giorgio Armani, stilisti legjendar që ndryshoi botën e modës, ka ndërruar jetë sot në moshën 91 vjeç, vetëm pak muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com