Eshtë gjetur i vrarë në rrethana misterioze shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai është gardisti 31-vjeçar Shkëlzen Qordja.
Në një njoftim për mediat, Garda e Republikës thotë:
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.
Pamje nga ambientet e gardes