Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditjet në tru, minutat e para që shpëtojnë jetën

2018/06/28 at 5:55 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 4 min
A A
Goditjet në tru, minutat e para që shpëtojnë jetën

Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë. Kur truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Stroke do të thotë urgjencë, ndaj trajtimi i duhur mjekësor në kohë minimizon dëmtimet e trurit, si dhe ul shansin e pasojave që lë kjo sëmundje.
Lajmi i mirë është se tashmë kjo sëmundje mund të trajtohet dhe parandalohet. Në ditët e sotme, sipas statistikave, numri i personave që humbin jetën nga goditja në tru është reduktuar ndjeshëm.


Simptomat

Është e rëndësishme që të gjithë të njihen me simptomat e Stroke. Kjo i shërben atyre dhe njerëzve të tyre të afërt. Shenjat e para se si të dallojmë një person të prekur nga stroke janë:
Probleme me të folurin dhe të kuptuarin. Ndodh kur një person shfaq shenja në mos artikulimin e fjalëve në formën e duhur apo vonesë në të kuptuar, konfuzitet dhe përhumbje.
Paralizë e gjysmës së fytyrës, këmbës apo dorës. Kjo ndodh kur papritmas një person ndjen mpirje, këputje, paralizë të fytyrës, krahut apo këmbës. Zakonisht kjo ndodh në një pjesë të trupit të pacientit që ka pësuar stroke. Për të kuptuar nëse kjo është një goditje në tru, provoni të ngrini sipër kokës të dy krahët. Nëse njëri prej tyre bie poshtë dhe nuk e komandoni dot mund të jetë një shenjë e goditjes në tru.
Probleme me shikimin; me një ose të dy sytë. Papritur personi i prekur nga Stroke, mund të ketë shikim të turbullt, errësirë apo shikim të dyfishtë në njërin apo në të dy sytë.
Dhembje koke. Dhembja e kokës është një shenjë e Stroke gjithashtu. Dhembja e kokës fillon duke u shoqëruar me të vjella dhe marrje mendsh.
Vështirësi në të ecur. Të prekurit nga Stroke humbin ekuilibrin në qëndrim dhe ecje.

Kur duhet të njoftojmë urgjencën?

I prekuri nga Stroke ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. Drejtojuni mjekut edhe nëse vëreni që shenjat janë zhdukur. Është e rëndësishme të kryeni testet si më poshtë:
Fytyra. Kërkojini personit të buzëqeshë; vëreni nëse njëra anë e buzës bie.
Krahët. Ngritja e krahëve njëkohësisht; vëreni nëse ai rrëzohet pavetëdije
E folura. Tentoni të flisni me personin që dyshoni se ka pësuar goditje. Vëreni nëse e folura e tij është e paqartë dhe e çuditshme.
Nëse një i afërmi juaj shfaq këto shenja, mos prisni që simptomat të kalojnë, por menjëherë drejtohuni qendrës së urgjencës. Çdo minutë kushton, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë rritet risku i vdekjeve nga stroke.

Përse ndodh Stroke?

Sepse 1.9 milion qeliza nervore të trurit vdesin në minutë. Bllokimi i arteries kryesore të madhe të trurit çon në 120 milionë qeliza të vdesin në 1 orë dhe në rast mos zhbllokimi të arteries, riperfuzionit të zonës çdo 30 minuta, probabiliteti i përmirësimit pas goditjes ulet me 10%.

Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan

Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru). Vlen të theksojmë se goditjet në tru janë të rrezikshmet, në rast se pacienti humbet dhe 1 minutë kohë më shumë nga çasti i goditjes.

Në Spitalin Amerikan kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë. Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan. Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke. Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme. Në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion.

Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë!

 rezervime.spitaliamerikan.com 
“Burimi: www.spitaliamerikan.com“


Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Shqiptarët parcela me kanabis në Spanjë, arrestohen 3 persona

Shqiptarët parcela me kanabis në Spanjë, arrestohen 3 persona

Shokon Kanye West: Çdo ditë mendoja të vrisja veten

Shokon Kanye West: Çdo ditë mendoja të vrisja veten

74 vota pro, futet në kalendar projektligji për teatrin e ri

74 vota pro, futet në kalendar projektligji për teatrin e ri
















TE FUNDIT

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
16 Tetor, 2025

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend. Deputetja...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
16 Tetor, 2025

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë,...

Lexo më shumë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
16 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “X” ndaj një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon...

Lexo më shumë

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
16 Tetor, 2025

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com