“Panorama” publikon dëshmitë e 4 të arrestuarve lidhur me sasinë prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruar në Portin e Durrësit.
Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Në seancë, përfaqësuesi i organit të akuzës zbardhi edhe dëshmitë e personave të arrestuar.
Sipas dosjes: Më datë 12.06.2018 shoferi deklaron të ketë marrë një telefonatë nga pronari i tij për të marrë trajlerin në Tiranë e të niseshin bashkë me djalin e tij Klevi Canin për në Belgjikë ku do ngarkonin disa makina për t’i sjellë në Shqipëri.
Më datë 13 ata janë nisur në mëngjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit në Mal të Zi, pastaj në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani. Në datë 16 kanë mbërritur në qytetin Sherlo të Belgjikës që rezulton të ishte edhe destinacioni i tyre.
Kanë qëndruar dy ditë aty dhe kanë fjetur dy ditë në trajler në pritje të makinave.
Në këtë vend ai deklaron të ketë qënë edhe një herë tjetër.
Kur kanë shkuar atje kanë kontaktuar me shtetasin Elvis Vladi, i cili i ka ngarkuar mjetet Toyota. Me pas kanë marrë edhe 2 mjete të tjera dhe janë nisur për në Itali në portin e Anconës. Në atë moment i ka marrë në telefon Eduardi dhe iu ka thënë të shkonin në portin e Barit dhe kanë shkuar në Bari.
Personi që priste makinat në portin e Durrësit e kishte emrin Fredi, djali i xhaxhait të Vis Vladit. Ai ishte edhe personi që priste doganat për makinat dhe më pas i niste për në Tiranë. Shoferi pohon se e ka takuar një herë tjëetër këtë të fundit dhe ai ishte marrë me zhdoganimin e makinave.
Dëshmitë e plota