Është zhvilluar sot seanca për masën e sigurisë për katër personat e arrestuar me 3.4 milionë euro në Toyota-t Yaris në Durrës. Gjykata vendosi ti lënë në burg 4 personat, dhe sakaq shpalli moskompetencë për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve e gjykimit për këtë rast. Gjykata e Durrësit e kaloi këtë çështje për tek Krimet e rënda.
Në arrest me burg janë: Edi Lika, Klevi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri.
Ndërsa në kerkim jane shpallur Alfred dhe Elvis Vladi kushërinjte që dyshohet se kane realizuar kete trafik. Sipas prokurorise, ata ishin personat qe kishin porositur Toyotat nga Belgjika ku u gjeten 3.4 mln euro.