Enver Hoxha është një nga personat që shënoi me dorën e tij emrat e katër intelektualëve që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.
Një fakt të tillë e dëshmoi prof. Uran Butka të mërkurën në emisionin ‘Opinion’, kushtuar bombës në Ambasadën sovjetike.
Butka tregoi se këta katër persona u vranë edhe për arsye personale, por edhe për arsye të tjera pasi ishin intelektualë dhe tregtarë të shquar të krahinës së Gjirokastrës.