Sezoni i nxehtë na bën më ‘hot’ dhe na tundon për aventura dhe flirtim
Yjet na tregojnë periudhat më të favorshme për punët tona të zemrës. Vera ka filluar dhe në këto ditë të nxehta është e natyrshme të mendosh për dashurinë dhe çfarë na pret në muajt e ardhshëm. Aventurat verore dhe flirtet janë të shpeshta jo vetëm për ata që janë single, por ndonjëherë edhe për ata që janë çift. Horoskopi mund të na japë informacion të vlefshëm dhe zbulon se cilat janë muajt më të mirë, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut, për të jetuar një situatë të kënaqshme sentimentale. Le t’i lëmë yjet t’i bëjnë magjike dhe romantike pushimet tona!
DASHI – Nëse jeni çift: Pengesa më e madhe për të kapërcyer është që të gjeni një ekuilibër të mirë mes jetës sentimentale dhe jetës së punës. Disa partnerë mund të ndjehen të lënë pas dore dhe në muajin gusht nuk mund të përjashtohet mundësia e tradhtisë.
Nëse jeni single: Marsi ju bën shumë me iniciativë dhe, për të zgjedhur një person, përpiqeni të përfshini edhe miqtë tuaj. Me tranzitin disharmonik të Venusit, në muajin gusht forma juaj fizike nuk do të jetë e shkëlqyer dhe mund t’iu ndodhë ndonjë e papritur.
DEMI – Nëse jeni çift: Jupiteri në opozitë bën të rritet te ju një pasiguri e madhe ndaj partnerit dhe me Marsin disonant për pjesën më të madhe të verës, skenat tuaja të xhelozisë mund të vënë në rrezik marrëdhënien. Urani mund t’iu bëjë që të vendosni të revoluciononi gjithçka.
Nëse jeni single: Ju ndoshta keni nevojë për një moment vetmie, për të kuptuar atë që dëshironi saktësisht për jetën tuaj sentimentale. Një flirtim emocionues veror mund të të bëjë të humbasësh kokën për një çast: mos u jep shumë besim njerëzve që nuk i njeh fare.
BINJAKËT – Nëse jeni çift: Përveç disa mosmarrëveshjeve të vogla me partnerin në muajin korrik, kjo verë mund të jetë shumë e rëndësishme për të konsoliduar një marrëdhënie të lindur në muajt e fundit. Edhe nëse jeni të dashuruar, do të ishte e preferueshme ta shtyni bashkëjetesën në vjeshtë.
Nëse jeni single: Gjatë pushimeve tuaja, patjetër që mund të shfrytëzoni energjinë e Marsit për të provokuar dhe joshur atë që ju pëlqen. Nëse jeni duke kërkuar për flirtime apo histori seksi, yjet do t’ju kënaqin. Për një rënie të madhe në dashuri ju duhet të prisni për përfitimet e Venusit në muajin gusht.
GAFORRJA – Nëse jeni çift: Me Saturnin dhe Plutonin në kundërshtim, sigurisht që nuk është e lehtë të vazhdosh një marrëdhënie. Merrni përgjegjësinë tuaj dhe mos kini frikë të prisni degët e thata. Çiftet më rezistente mund të mendojnë për zgjerimin e familjes me një fëmijë.
Nëse jeni single: Mbyllja juaj emocionale largon kaq shumë njerëz: ju nuk mund të jetoni pa kujdes muajve të verës dhe ndoshta jeni duke vuajtur ende nga një zhgënjim sentimental i kohëve të fundit. Në gusht, të kapërcyer nga dëshpërimi, shmangni kontaktin me një ish.
LUANI – Nëse jeni çift: Me Marsin në kundërshtim, grindjet me partnerin bëhen rutina juaj dhe mund të ketë periudha shumë të gjata largimi. Në gusht, një flirtim i ri mund të vendosë vazhdimisht në dyshim marrëdhënien tuaj. Mendohuni mirë.
Nëse jeni single: Mënyra si i bëni gjërat dhe agresiviteti juaj nuk favorizon takimet e reja, të cilat mund të jenë akoma në muajin qershor në sajë të tranzitit të Venusit në shenjën tuaj. Relaksohuni dhe mos e trembni një person që sapo e keni njohur me pretendimet tuaja.
VIRGJËRESHA – Nëse jeni çift: Korriku është muaji më i mirë i gjithë verës dhe, me miratimin e Saturnit dhe Plutonit, mund të filloni të bëni projekte të rëndësishme për çiftin (si bashkëjetesa, martesa ose fëmija). Edhe jeta seksuale është fantastike.
Nëse jeni single: Në muajin korrik inkurajohen takime të reja. Në muajin gusht, Marsi sjell kuptime erotike, por jo sentimentale. Ju nuk doni të humbni kohë në aventurat e një nate dhe preferoni të prisni për të takuar personin e duhur për të ndërtuar diçka.
PESHORJA – Nëse jeni çift: Nëse jetoni me partnerin tuaj, mund të keni nevojë për një periudhë pushimi. Muaji gusht mund të jetë vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e çiftit. Ajo që ju bashkon më shumë me partnerin është një mirëkuptim i fortë seksual.
Nëse jeni single: Miqtë tuaj mund t’ju prezantojnë me një person shumë interesant, por mos prisni që të tjerët të lëvizin. Marsi ju fton të jeni të guximshëm dhe të bëni hapin e parë drejt personit që ju pëlqen. Mos bëni shumë plane për të ardhmen.
AKREPI – Nëse jeni çift: Komunikimi me partnerin tuaj mund të jetë një ndërmarrje shumë e ndërlikuar, por nuk keni alternativë nëse doni të vazhdoni marrëdhënien tuaj. Mos lejoni që gjykimi i familjes suaj të ndikojë në vendimet tuaja sentimentale. Prisni kohë më të mira.
Nëse jeni single: Venusi mund të sjellë disa aventura interesante në korrik dhe mund të mendoni edhe rreth fillimit të një marrëdhënieje me një mik. Për një takim kuptimplotë dhe të rëndësishëm, ndoshta do të duhet të prisni që të vijë vjeshta.
SHIGJETARI – Nëse jeni çift: Pushimet verore krijojnë mirëkuptim më të madh mes jush dhe partnerit tuaj. Marrëdhënia juaj është e qetë, por në korrik ju mund të keni nevojë për një kompromis të vogël që do të kënaqë si ju dhe partnerin tuaj. Dialogu i mirë është gjithmonë zgjidhja e duhur.
Nëse jeni single: Yjet me siguri nuk ju bëjnë të humbisni mundësinë e flirtimeve të reja apo aventurave të verës. Muaji më i keq mund të jetë korriku. Shmangni bërjen e premtimeve nëse nuk jeni të sigurt se mund t’i mbani ato në muajt e ardhshëm. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh.
BRICJAPI – Nëse jeni çift: Saturni ju bën që të jetoni marrëdhënien tuaj shumë seriozisht. Nuk ju pëlqejnë kthesat e komplotit dhe vetëm në muajin gusht mund të keni disa diskutime të nxehta mes jush dhe partnerit tuaj. Urani mund t’ju japë një shtatzëni të papritur.
Nëse jeni single: Saturni nuk ju bën të peshoni faktin se jeni ende single. Në fillim të verës mund të bini në krahët e një dashurie të vjetër, por nuk është e sigurt se kjo ringjallje tejkalon muajin gusht. Nëse ju pëlqen dikush, mos hezitoni të merrni iniciativën.
UJORI – Nëse jeni çift: Venusi dhe Merkuri nuk do të jenë të butë gjatë gjithë verës dhe mund t’iu çojnë të bëni diskutime të shpeshta me partnerin. Me Marsin nga ana juaj, ju e filloni atë pothuajse gjithmonë. Në gusht, çifti mund të lulëzojë përsëri në sajë të një udhëtimi të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm.
Nëse jeni single: Marsi ju bën shumë iniciator dhe pasionant. Mos lejoni veten të frenohet nga ndonjë refuzim që mund të vijë në fillim të verës. Në gusht, mund të fillojë një histori e largët ose një marrëdhënie me një person të huaj.
PESHQIT – Nëse jeni çift: Dyshimet tuaja janë plotësisht të pabazuara dhe partneri mund të jetë i mërzitur nga mungesa e besimit tuaj, veçanërisht kur Venusi do të jetë në një pamje disonante, në muajin korrik. Janë të gjithë muaj të favorshëm për të formalizuar një raport të rëndësishëm.
Nëse jeni single: Jeta juaj sociale nuk është veçanërisht e gjallë dhe Jupiteri sugjeron që të udhëtoni në mënyrë që të keni takime të reja. Në gusht, Venusi mund të sjellë përsëri një dashuri të së kaluarës në jetën tuaj. Dëgjojeni çfarë ka për të thënë!/TCH