Ferhat kthehet në vilë dhe gjen Asllënë duke qarë. Ferhat dhe Asllë gatuajnë sëbashku në orët e vona të natës. Abidin shikon Gylsymin dhe të birin nga larg. Jigit ndihmon Gylsymin të përkujdeset për fëmijën duke e përkundur sëbashku. Asllë ka ruajtur letrën që i ka shkruar Ferhati ditën kur kanë ngrënë mënges sëbashku. Abidin i shkruan Gylsymit.
Jigit pyet Jeterin mbi arsyen se pse ka qëlluar Namëkun, por ajo nuk i përgjigjet. Jigit pyet rreth babait të fëmijës së Gylsymit, por as për këtë nuk merr një përgjigje. Asllë qëndron gjithë natën pa fjetur. Asllë i lutet Ferhatit që të mbështesë Gylsymin dhe të mos e lejojë atë të largohet nga qyteti.
Asllë pyet Ferhatin nëse do të largohet prej saj, por ai nuk i përgjigjet. Gylsym i thotë Jigitit se nuk dëshiron të largohet dhe ai i premton për një zgjidhje. Ajhan i tregon Azatit se Ferhat dhe Asllë kërkojnë të ndahen. Suna i kërkon Jigitit që të falë Jeterin dhe Gylsymin. Gylsym takon fshehurazi Abidinin. Abidin është i vetmi që nuk dëshiron largimin e Gylsymit dhe Nexhdetit. Ai i kërkon Gylsymit të bëhet babai i fëmijës së saj dhe për këtë arsye i kërkon Gylymit që të martohen sëbashku. Gylsym largohet duke qarë.
Ferhat e kupton se Asllë e di për faktin që ai kërkon divorcin dhe pyet Ajhanin. Ajhan e gënjen duke i thënë se Asllë nuk di asgjë. Xhunijet telefonon Namëkun duke i thënë se ka parë njeriun që e ka plagosur. Namëk i kërkon Xhunijetit të zbulojë se cili është personi që po shtiret sikur e ka plagosur.
Vildan i kërkon Xhunijetit që të largohet nga vila pa e parë Namëku. Handan i jep Namëkut lajmin e largimit të Jeterit dhe Gylsymit. Namëk del nga spitali. Ferhat bëhet dyshues ndaj Xhunijetit kur e shikon atë të plagosur në fytyrë dhe sillet keq ndaj tij.
Ozgyr lidhet shumë me Gylsymin dhe fëmijën e saj. Asllë arrin të kthejë në vilë Gylsymin me Jeterin, duke arritur të bindë Ferhatin. Jigit nxehet për faktin që Ferhat nuk ka ardhur vetë të marrë Gylsymin dhe Jeterin. Jeter nuk pranon të kthehet në vilë.
Asllë i ofron Gylsymit shtëpinë e prindërve të saj në Stamboll. Nëna e Ajhanit ka vdekur dhe ajo e përkujton vazhdimisht në varreza. Ozgyr mërzitet për largimin e Nexhdetit. Jeter vendos të largohet nga Stambolli e vetme. Idil provokon Jeterin duke e telefonuar dhe Jeter vendos të rikthehet në vilë.