Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka dalë ditën e stme në një konferencë për shtyp, pas shpalljes së gjëndjes së emergjencës nga përmbytja e shkaktuar prej shiut të disa ditëve më parë. Ajo sqaroi për gazetarët se deri më tani 75% e materialeve janë tharë pa u dëmtuar, duke shpjeguar edhe procesin e tyre. Ndër të tjera ajo bëri thirrje për ndërtimin e një Biblioteke të re pasi kushtet e asaj ekzistente janë të vështira.
“Punojmë në kushte të vështira njerëzore dhe profesionale”, u shpreh ajo.
Më pas Asllani shpjegoi se omentalisht Ministria e Kulturës po merret me inspektimin e situatës, ndërsa i janë drejtuar edhe Institutit të Ndërtimit për ndihmë të specializuar. Ajo sqaroi se në katet e nëndheshme ka 2-3 centimetra ujë nga shiu.
Ajo u shpreh gjithashtu se nuk mund të mbante përgjegjësi për përmbytjen e ndodhur si pasojë e reshjeve, ndërkohë që gazetarët shpejtuan t’i kujtonin gërmimet mu para derës së Bibliotekës.
“As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet. Biblioteka Kombëtare është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, – tha ajo.