Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm në Twitter për sa i përket lajmit për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Rama shkruan se fakti që ky lajm ishte i rrem u vërtetua dje në Samitin e BE-së, ndërsa thumbon edhe Opozitën për përhapjen e lajmit.
Statusi i Plotë:
Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp