Një burrë ka mbajtur peng të birin adoleshent prej 3 ditësh. Pas denoncimit të fqinjëve ka ndërhyrë policia e cila arriti të lirojë pengun dhe të arrestojë autorin.
Mësohet se një 40-vjeçar në lagje “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.
Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.
Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.
Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote te rrethanave të kësaj ngjarje.