Goli i Xherdan Shaqirit në minutën e 90-të i dha fitoren Zvicrës kundër Serbisë. Pas ndeshjes Shaqiri është pyetur lidhur me simbolin e shqiponjës dhe ai është shprehur “ishte thjesht emocion. Futbolli gjithmonë të emocionon. Shikojeni dhe është thjesht emocion dhe asgjë më tepër. Jam shumë i lumtur që shënova gol. Mendoj se nuk duhet të flasim më për këtë”
Ndërkohë në Twitter Shaqiri shkruajti se ishte fitore fantastike
Ndërkohë Mitrovic, golashënuesi i vetëm i ndeshjes së mbrëmshme kundër Zvicrës komentoi kështu flamurin e Kosovës në një prej këpucëve e Shaqirit, – në këpucën tjetër ishte flamuri zviceran: “Nëse ai e donte kaq shumë Kosovën dhe vendosi flamurin, përse refuzoi shansin për të luajtur me kombëtaren e tyre?”
Nga ana tjetër trajneri i kombëtares serbe, Mladen Krstajic preferoi ta kalojë në heshtje: “Nuk kam komente. Jam njeri i sportit dhe vetëm këtë dua të bëj”
Fitorja 2- 1 ndaj Serbisë, vendosi Zvicrën në vendin e dytë të grupit E me 4 pikë. Në të njëjtin nivel me Brazilin, i cili mundi Kosta Rikën 2-0.
Në sfidën e ardhshme, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Serbia do të masë forcat me Brazilin./OraNews/