Skuadra e Francës ka fituar ndeshjen përballë Perusë me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar për në fazën e 1/16.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Mbappe në minutën 34 të pjesës së parë.
Ndërkohë Peruja i ka thënë ‘lamtumirë’ Botërorit, pasi në dy ndeshjet e zhvillura në grup nuk ka grumbulluar asnjë pikë.
Aktualisht Franca renditet në krye të grupit C me gjashtë pikë e ndjekur nga Danimarka e vendit të dytë me katër pikë.