Mesfushori anglez, Jack Wilshere ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Arsenal pas 17 viteve të kaluara te klubi.
Trajneri Unai Emery i ka thënë mesfushorit se nuk e ka të sigurt vendin e titullarit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.
“Konfirmoj se do të largohem nga Arsenali kur të më skadojë kontrata në fund të qershorit. Pas bisedave të stërzgjatura me përfaqësuesit e klubit dhe në veçanti pas takimit me trajnerin e ri Unai Emery, mendoj se nuk pata shumë për të zgjedhur. Siç edhe është raportuar, unë dhe përfaqësuesi im kemi qenë në bisedime me klubin qe disa muaj për të nënshkruar kontratë të re dhe për ta vazhduar qëndrimin tim në Emirates. Qëllimi im gjatë gjithë këtyre bisedimeve ka qenë të mbetem lojtar i Arsenalit. Kam qenë pjesë e Arsenalit qe 17 vite dhe gjithmonë jam ndier pjesë e fabrikës së klubit. Aq shumë e dëshiroja qëndrimin, saqë u pajtova ta nënshkruaj kontratën duke pranuar ulje page. Mirëpo, pas takimit me trajnerin e ri, mu bë e ditur se edhe pse qëndronte oferta me ulje page, mu qartësua se minutazhi im i lojës do të zvogëlohej shumë nëse vendosja të qëndroja. Duke e marrë parasysh këtë, mendoj se nuk kam zgjidhje tjetër, të ndjek mundësi të tjera për ta zhvilluar karrierën time në fushë”ka shkruajtur Wilshere në njoftimin e bërë në rrjetin social.
Jack Wilshere ka qënë pjesë e skuadrës së Arsenal që prej moshës 9-vjeçare.