Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë 4 deputetët që marrin pjesën e luanit në tendera: Kryeson Ilir Beqaj

2018/06/20 at 2:52 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë 4 deputetët që marrin pjesën e luanit në tendera: Kryeson Ilir Beqaj

Katër deputetë të parlamentit të Shqipërisë që kanë ardhur nga bota e biznesit akuzohet se kanë përfituar nga tenderat publike. Ata janë: Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia. Në total thotë PD kanë marrë plot 78 milionë euro.

Deklaratë e Drejtueses së Departamentit Antikorrupsion Lealba Pelinku

Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.
Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.

Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vzhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.

1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tedera me vlerë 29 milionë euro.
Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fallco, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim.

Dy deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.

Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.

78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njërëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët.

Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

*Faksimile tenderi i Intech

Foto: Pjerin Ndreu

Foto: Xhemal Qefalia

Foto: Sadri Abazi

Etiketa: deputetëIlir BeqajPjerin Ndreu dhe Xhemal Qefaliapssadri abazitenderatendersa

Ju sugjerojmë

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Para
Përse po ikim nga e ashtuquajturi Këshill i të Drejtave të Njeriut në OKB

Përse po ikim nga e ashtuquajturi Këshill i të Drejtave të Njeriut në OKB

Negociatat/ Zbulohet drafti që kanë në tryezë kryeministrat e BE-së

Negociatat/ Zbulohet drafti që kanë në tryezë kryeministrat e BE-së

E rëndë në Durrës, djali plagos me thikë të dy prindërit

E rëndë në Durrës, djali plagos me thikë të dy prindërit

TE FUNDIT

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
12 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e...

Lexo më shumë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
12 Shtator, 2025

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
12 Shtator, 2025

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të...

Lexo më shumë

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
12 Shtator, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por në vend të fletëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com