Paulin Sterkaj po kalon një problem jo të vogël shëndetësor. Lajmi u bë i ditur dje nga kryeministri Edi Rama i cili shkroi në facebook: “Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit”.
Por sot gazetarët kanë zbuluar të tjera detaje. Shqetësimet shëndetësore për deputetin kishin nisur dy ditë më parë, pikërisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, por ditën e djeshme pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shkuan menjëherë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Sot, mjekët thonë se deputeti është drejt përmirësimit, pra gjendja është më e stabilizuar.
Goditja ka qënë e papritur si për të, ashtu edhe për famijarë e miq që i janë gjendur pranë në këto çaste kritike. Në godinën e spitalit të Neurologjisë në kryeqytet pranë tij përveç familjarëve kanë qëndruar kolegë të Partisë Socialiste, por edhe shumë mbështetës të zonës së tij elektorale në Malësinë e Madhe.
Paulin Stërkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje dhe plot 12 herë është shpallur kampion kombëtar. Aktualisht, deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër vijon mandatin e tretë të deputetit të PS-së.
Çfarë është një goditje cerebrale?
Insultet cerebrale (gjithashtu e njohur si sëmundja cerebrovaskulare) ndodhin kur një enë gjaku që mbart oksigjen dhe ushqen trurin, është e bllokuar nga një mpiksje gjaku (trombi). Kur kjo ndodh, një pjesë e trurit nuk mund të marrë gjakun dhe oksigjenin për të cilin ka nevojë, kështu që fillon të vdesë.
Simptomat
Hemorragjia cerebrale ose infarkti i trurit ndodh kryesisht, në moshat mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që paraqet një i sëmurë janë: “Vështirësi për të folur. Ai flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) ose nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët. Nuk lëviz dot gjymtyrët, si për shembull dorën ose këmbën. Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, pra fytyra bëhet asimetrike (shtrembërim te buzës).