Një prej protesve të Rrugës së Kombit është lënë i lirë sot, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë për të. Sakaq, dy protestues të tjerë vazhdojnë ti mbajnë në qeli që prej 31 Marsit.
Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Xhevahir Gashi, ndërkohë vijon masa e sigurisë “arrest me burg” për Elton Cengun dhe Vasil Laçi, 31 vjeç.
Kujtojmë se në fillim të qershorit u lirua dhe 35-vjeçari Florin Onuzi pasi pati probleme shëndetësore gjatë kohës që u mbajt në qeli.
Në total për protestën e rrugës së kombit u arrestuan 23 persona. Pjesa me e madhe e tyre u liruan nga Apeli, ndersa hetimet ga prokuroria vijojne.