Për më se një orë Komisioni i Medias ishte në kaos paraditen e sotme. Gjithçka nisi nga prezenca e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj në mbledhje, ku si pas kryetares demokrate Albana Vokshi ishte i pa ftuar. Veliaj këmbënguli të qendrojë në komision dhe të flasë për teatrin, por Vokshi nga ana tjetër këmbënguli që ai të dalë jashtë dhe të paraqitet nesër, sipas axhendës. Më pas Vokshi kërkoi që Garda të ndërhyjë të nxjerrë jashtë Veliajn.
Pas kësaj tentative, në këmbë u ngrit Flamur Noka e deputetë të tjerë të PD për ta nxjerrë jashtë me forcë Erion Veliaj. Në mbrojtje të tij doli Ilir Beqaj e deputetë të tjerë të PS, ku siç shihet edhe më poshtë pati edhe konfrontime fizike. Pas sherrit që zgjati për disa minuta, Erion Veliaj u largua nga mbledhja bashkë me deputetet e PS.
*Pjesën kulminante të sherrit mund ta shihni në videot më poshtë