Mbrëmjen e djeshme Kejvina Kthjella ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena” programi sportiv dhe jo vetëm që ka startuar prej pak ditësh në Top Channel.
Edi Manushi ka intervistuar bukuroshen e “Xing me Ermalin” dhe shumica e pyetjeve kanë qenë për raportin me Ermalin dhe emisionin.
Manushi e pyeti nëse Ermali i ka thënë ndonjëherë që Amin duhet ta respektojë më shumë se atë.
Kejvina zbuloi porosinë që në fakt Amarda Toska i ka thënë për Ermalin.
“Në fakt, Ami më ka thënë që Ermalin respektoje më shumë se unë”,- tha modelja.
Epo duket se mes dy vajzave ka një marrëdhënie të mirë dhe Kejvina përpiqet të ruajë një raport të mirë me të dy. Përsa i përket mundësisë që ajo të kalojë në Top Channel nëqoftëse i vjen një ofertë Kejvina është shprehur se nuk do ia bënte dot këtë Ermalit pra do vijonte të punonte si pjesë e stafit të “Xing me Ermalin”. Kujtojmë se paraardhësja e saj Rashel Kolaneci u largua nga Tv Klan dhe pak ditë më vonë u shfaq në “Procesi Sportiv” në Top Channel./Blitz.al/