Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Portugali-Spanjë të ditës së dytë të Botërorit, ku protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo me 3 gola.
Me sa duket, i mbërthyer nga emocionet e një ndeshje spektakolare dhe një loje befasuese të Ronaldos në Soçi, Rama ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një foto të CR7, të cilën e ka cilësuar si ‘foton e ditës’, duke zgjedhur një fotomontazh ku shihet Ronaldo me një kurorë mbreti në kokë.