Mbrëmjen e të enjtes në ‘Opinion’ u transmetua një emision dossier për: Rrënimi ekonomik në komunizëm!
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar një histori interesante rreth rinisë së tij në periudhën e komunizmit, për atë që njihet si radha e qumështit.
Intervista e dhënë disa vite më parë për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan është rikthyer sonte në lidhje me ‘rrënimin ekonomik në komunizëm’, e cila është edhe tema e emisionit këtë të enjte.
Për të shpjeguar në një mënyrë krejt të thjeshtë këtë situatë, Nano rrëfei se në komunizëm, ngrihej në orën 2, një herë në tre ditë dhe aq ‘hile’ sa i lejonte ajo situatë, për shkak të biçikletës vendoste shishe bosh të qumështit në radhë në tre dyqane, duke kuptuar përpara se cilat ishin oraret e furnizimit të lokaleve.
Në pjesën e tretë u tranmetua një kronikë për debatet mbi Shembjen e Teatrit Kombëtar.