Dëgjesa mes kryebashkiakut Veliaj dhe aktorëve të Teatrit ditën e djeshme, është shoqëruar edhe me debate të ashpra. I tillë ka qenë edhe ai mes aktores Mariana Kondi, dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Sipas një mesazhi të siguruar ngë “BalkanWeb”, tregohet se çfarë ka ndodhur mes ministres dhe aktores.
Mesazhi në fjalë është mes Mariana Kondit dhe një mikeshës së saj, ku aktorja i tregon se Kumbaro fillimisht i ngatërroi emrin duke e thërritur Mirjeta. Duket se kjo gjë e ka revoltuar aktoren duke ju kthyer:
“Hë mi Hajrie, shko mëso emrat dhe më pas i ka thënë “debile” dhe “plehër”.
Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”
Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë.