Kampionati Botëror i futbollit, është padyshim një garë e cila merr gjithë vëmendjen e njërëzve. Të shumtë janë ata që shpenzojnë mijëra euro për të parë nga afër skuadrat e zemrës, por ka edhe nga ata të cilët rrezikojnë edhe shëndetin. I tillë është edhe rasti i një tifozi të Perusë, i cili nuk arriti të gjente dot në treg bileta për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës.
Sapo u hodhën në treg biletat përfunduan menjëherë. Në gjendje ishin vetëm ato për njerëzit me aftësi të kufizuar dhe obezët.
Kështu, 20-vjeçarit iu desh të shtonte 25 kilogramë që të arrinte të fitonte atë biletë. Ai iu nënshtrua një diete për 3 muaj dhe ia doli mbanë. “Vazhdoi të ha, sepse kam frikë mos nuk më pranojnë të futem. Jam një tifoz i çmendur i vendit tim.” Rrrëfehet tifozi. Ai dorëzoi çeritfikatën e opezitetit dhe arriti të futej në kategorinë që duhet të kishte një biletë, sigurisht nga ato që ishin ende të lira