Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vladimir Putin shpreson që tifozët e futbollit të injorojnë politikën!

2018/06/14 at 5:44 PM
në Kryesore, Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vladimir Putin shpreson që tifozët e futbollit të injorojnë politikën!

Rusia përgatitet të mirëpresë 1 milion vizitorë për Kupën e Botës


VLADIMIR PUTIN- rrallë herë flet anglisht në publik, por ai bëri një përjashtim në vitin 2010, kur Rusia fitoi të drejtën për të organizuar Kupën Botërore në 2018. “Nga fundi i zemrës sime, faleminderit,” i tha ai FIFA-s në anglisht.

“Ne duam t’i tregojmë botës Rusinë e re, të hapur dhe mikpritëse në çdo kuptim”, tha ministri i sportit në atë kohë, Vitaly Mutko në Olimpiadë e Soçit në vitin 2014,  .

Por që atëherë veprimet e Rusisë në skenën botërore nuk kanë qenë miqësore. Aneksimi i Krimesë në vitin 2014, lufta në Ukrainën lindore dhe ndërhyrja ushtarake në Siri kanë hedhur një grimë mbi marrëdhëniet me Perëndimin.

Megjithatë, ndërsa kupa fillon, bota duket e gatshme të shikojë politikën e kaluar. Edhe pse skuadra ruse, më e dobëta e të gjithë konkurrentëve, do të jetë me fat pasi do ta hap këtë botëror dhe Putin do të korr një fitore PR. Më shumë se 1 milion të huaj pritet të vizitojnë Rusinë gjatë muajit të ardhshëm, duke përfituar nga procedurat e thjeshtuara të vizave. Midis të huajve, amerikanët kanë blerë më shumë bileta.

Rusia nuk ka kursyer shpenzimet për të paraqitur një ‘fytyrë miqësore’, duke vënë në dispozicion rreth 11 miliardë dollarë për infrastrukturën dhe një mori investimesh për shkëlqimin e stadiumeve.

Rrugët e gjera të këmbësorëve dhe gjelbërimi i harlisur përshëndesin vizitorët në Moskë. Qendra krenohet me mbulimin pothuajse universal të wifi falas dhe mbizotërimin e bareve.

Vullnetarët anglishtfolës janë rekrutuar; shoferët e taksive janë inkurajuar të pasurojnë fjalorin e tyre edhe në gjuhën angleze. Drejtuesit e trenave po mësohen të buzëqeshin tek të gjithë pasagjerët.

Për të ruajtur atmosferën festive, autoritetet ruse do të duhet të luftojnë me disa vështirësi. Njëra është kërcënimi i përplasjeve. Dhuna mes huliganëve rusë dhe anglezë në Marsejë dëmtoi Kampionatin Europian në vitin 2016.

Kupa Botërore e Rusisë ofron një objektiv tërheqës për sulmet e armatosura. Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) bëri kërcënime të qarta përpara turneut, duke postuar imazhe propagandistike me futbollistët popullorë portokalli.

Siguria është elementi kryesorë i këtij Botërori dhe në një fushë të tillë Rusia e konsideron veten si një eksperte të saj.

Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2000 kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar rreth stadiumeve ku luhen ndeshjet.

Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar. Megjithatë sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.

Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur me kallashnikov.

Operacionet ushtarake të Rusisë në Siri e kanë shndërruar këtë vend në një shënjestër për terroristët dhe kërcënimet virtuale nga Shteti Islamik nuk kanë munguar.

Ndoshta tingëllon diçka e frikshme, por autoritetet ruse nuk kanë asnjë shqetësim, ata kanë në gatishmëri edhe të gjitha artileritë e tyre ushtarake në mbështetje të sigurisë së vendit. Analisti i sigurisë ruse Pavëll Felgenhaur thekson edhe një herë se FSB-ja që janë këto forca speciale ruse, as që duan t’ja dinë për të drejtat e njeriut.

Ata mund të shoqërojnë dhe mund të reagojnë ndaj kujtdo që e konsiderojnë si një kërcënim potencial. Ata mund të arrestojnë mes tyre turmave edhe njerëz të pafajshëm, por teoria që kanë është më mirë 1 terrorist dhe 10 të pafajshëm në burg se një terrorist nëpër rrugë.

Pas gjithë këtyre Vladimir Putin shpreson që tifozët e futbollit të injorojnë politikën dhe sistemin qeverisës në këtë vend, dhe ta vizitojnë e të shijojnë Botërorin./Opinion.al-G.Z



Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Para
Foto/ Momentet më të mrekullueshme të ceremonisë hapëse të Rusi 2018

Foto/ Momentet më të mrekullueshme të ceremonisë hapëse të Rusi 2018

Gjesti që bën Vladimir Putin pasi Rusia shënon gol

Gjesti që bën Vladimir Putin pasi Rusia shënon gol

Rusia ‘fiton’ botërorin e partnereve të futbollistëve!

Rusia 'fiton' botërorin e partnereve të futbollistëve!
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
24 Qershor, 2026

Me përfundimin e ndeshjeve të mëngjesit të sotëm, u ul sipari i xhiros së dytë në fazën e grupeve të...

Lexo më shumë

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë
24 Qershor, 2026

Ebola është konfirmuar për herë të parë në Francë që nga fillimi i epidemisë aktuale, sipas Ministrisë së Shëndetësisë franceze....

Lexo më shumë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
24 Qershor, 2026

“Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, është shprehur...

Lexo më shumë

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty
24 Qershor, 2026

Temperaturat e larta të qershorit duket e shkrinë freskinë e dashurisë reflektuar gjatë dëgjesave nëpër qarqe mes PD dhe PS...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}